Vizita e Blinkenit, Berisha: Eveniment shumë i rëndësishëm, ka takime vetëm me partinë-shtet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken (Antony) në Shqipëri.
Berisha shprehet se vizita e sekretarit të Departamentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm.
Ish-kryeministri u shpreh se kjo është e para vizitë e një sekretari shteti, “pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet”.
Teksa risolli në vëmendje letrën e tij drejtuar Blinken në 2021-shin, ish-kryeministri theksoi se në momentin që qeveria e SHBA-së dhje agjencitë e saj do të paraqesin një provë apo dokument për të faktuar korrupsionin e tij, Berisha do të largohet përfundimisht nga politika.
“Por me këtë rast dua t’ju garantoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letrën time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne momentin kur qeveria e SHBA, agjencitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet përfundimisht nga politika”, tha Berisha teksa akuzoi Edi Ramën si kryeministrin më të korrupotuar në Evropë, që me qëllim vënien në kontroll të opozitës, korruptoi shefin e kunhdërzbulimit të FBI-së Çarls Mak-Gonigal (Charles McGonigal).
“Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, për korrupsion domethensë, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




