Vizita e Blinkenit, Krisafi: Do ketë mesazh për Kosovën, shpresoj jo drejtpërdrejt për Kurtin

Politikë | 3 vite më parë

Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka analizuar vizitën në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, dhe mesazhet që pritet të japë gjatë qëndrimit të tij disaorësh në vendin tonë.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, eksperti tha se nga Tirana jepen gjithmonë mesazhe për Kosovën.

“Do ketë një mesazh për Kosovë dhe Tirana është zgjedhur gjithmonë si një vend për të dhënë mesazhe për Kosovën. Shpresoj të mos jetë një mesazh i drejtpërdrejtë i dhënë zotit Kurti, pasi marrëdhëniet mes tij dhe SHBA kanë qenë me oshilacione mes tyre. Mesazhi mendoj se do jetë që të dyja palët duhet të rikthehen në tavolinë. Serbia deri tani i ka mbijetuar çdo lloj presioni në këtë drejtim.

Do ketë edhe një mesazh në lidhje me Ukrainën dhe NATO është duke bërë një nga stërvitjet më të mëdha në 30 vitet e fundit. Gjithashtu në fund të këtij muaji do kemi edhe një samit për Ukrainën ku do të kepen mesazhet edhe në lidhje me të”, tha Krisafi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken ka mbërritur në Tiranë ku po zhvillon takimet sipas agjendës së tij të ngjeshur.

Sekretari Blinken është i gjashti sekretar amerikan i shtetit që viziton Shqipërinë në një hark kohor prej 33 vitesh, vizita këto që tashmë për popullin shqiptarë konsiderohen si ngjarje madhore për mesazhet dhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme