Vizita e Boris Johnson në Ukrainë, publikohet video sekrete se si shkoi në Kiev kryeministri britanik

Botë | 5 vite më parë

Vizita e kryeministrit britanik, Boris Johnson në Ukrainë erdhi si një surprizë për të gjithë botën. Vizita ngriti pikëpyetje për mënyrën se si Johnson mbërriti në Kiev, ku zhvilloi takim me homologun e tij, Volodymyr Zelennsky. Një video e publikuar së fundmi, ku duket Johnson teksa po udhëton në trenin nga Polonia në Ukrainë, ka  hedhur dritë mbi mënyrën se si u krye vizita me rrezik të lartë.

Prezenca e kryeministrit synohej të mbahej e fshehtë derisa ai të largohej nga zona e luftës. Sidoqoftë, u njoftua gabimisht në një postim në mesditë në Tëitter nga ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila postoi një foto të liderëve duke biseduar me mbishkrimin “Surprizë” dhe një emoji fytyre që shkel syrin.

 

Në një paraqitje të përbashkët me Zelensky, Johnson tha se “populli ukrainas është një luan, dhe ju jeni zhurma e tij”, ndërsa ai u zotua t’i dërgonte Ukrainës 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve për të ndihmuar në betejën kundër Rusisë.

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme