Vizita e Herzog në Tiranë, Policia “blindoi“ zonën rreth Kryeministrisë, Presidencës dhe Kuvendit

Vizita disaorëshe e presidentit të Izraelit në Tiranën zyrtare, ka bërë që Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera të inteligjencës në vend të “blindonin“ perimetrin e godinës së kryeministrisë, presidencës dhe kryesisë së Kuvendit.
Hartimi i planit të masave u realizua në bashkëpunim edhe me autoritetet ligjzbatuese të Izraelit, të cilët prej disa javësh kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë punuar me kolegët e tyre shqiptar.
Prezenca e shtuar e efektivëve u konstatua që në orët e para të mëngjesit, kur ata u panë gjatë gjithë perimetrit duke qëndruar në pozicione monitoruese, duke parë gjithçka çfarë ndodhte apo çdo person që qarkullonte në zonën e përcaktuar.
Të dhënat e Policisë së Shtetit saktësojnë, se në këtë plan masash janë angazhuar rreth 200 efektivë blu ndërsa ka të dhëna se edhe sipërfaqja mbi tarracat e objekteve është monitoruar.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




