Vjen ambasadori i ri britanik në Tiranë, Alastair King-Smith i dorëzon letrat kredenciale Presidenti Meta

Alastair King-Smith është ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në Tiranë. Diplomati, i cili do të zëvendësojë ish-ambasadorin Duncan Norman, i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të vendit, Ilir Meta. Vetë Presidenca njofton se zoti Meta e ka pritur diplomatin e ri në kryeqytet në një takim të përzemërt dhe bisedë e hapur.
Në takim Presidenti vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm në ekonomi dhe tregti. Sa i përket lidhjes midis dy shteteve Meta nuk ngurroi të falënderonte në emër të të gjithë shqiptarëve për mundësitë që u janë krijuar për të emigruar. “Mirënjohje të thella për ndihmën e vyer”, kështu u shpreh presidenti i Republikës. Ambasadorit Alastair King-Smith nuk i mungoi urimi për detyrën që i është ngarkuar dhe njëkohësisht siguria e plote në marrëdhënie të forta e të qëndrueshme.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, i uron mirëseardhjen ambasadorit britanik: Mezi pres që të punoj me ju!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, i ka uruar mirëseardhjen ambasasdorit të ri britanik në vendin tonë Alastair King-Smith. Teksa ka shpërndarë postimin e presidentit Ilir Meta, ku ka njoftuar se është pritur diplomati më ri në kryeqytet, zonja Kim nënvizon se mezi pret që të punojë me diplomatin britanik.
‘Urime dhe mirëseardhje më të ngrohta Alastair King-Smith mezi pres të punoj me ju!’- shkruan Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




