Vjena heq dorë nga bllokimi i “Ring”-ut për Eurovizionin, gjysmëfinalja zhvillohet pa kufizime të mëdha në qarkullim, por me masa të forta sigurie

Autoritetet në Vjenë kanë vendosur të mos mbyllin një nga rrugët kryesore të qytetit, “Ring”-un, gjatë gjysmëfinales së parë të Eurovision Song Contest 2026, që mbahet këtë të martë.
Fillimisht ishte planifikuar një bllokim i qarkullimit për shkak të fluksit të madh të fansave që pritet të mblidhen në kryeqytetin austriak. Megjithatë, parashikimet e motit me temperatura të ulëta dhe reshje shiu kanë bërë që organizatorët të rishikojnë vendimin.
Sipas autoriteteve, pritet që pjesëmarrja në zonën e Eurovision Village të jetë më e ulët se zakonisht, ndaj nuk është e nevojshme të vendosen kufizime të mëdha në trafik.
Edhe pse “Ring”-u nuk do të mbyllet, masat e sigurisë mbeten të forta. Policia do të jetë e pranishme në zonat kryesore të eventit, veçanërisht pranë Wiener Stadthalle, ku zhvillohet gara, për të garantuar rendin dhe sigurinë e fansave.
Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit zhvillohet në mbrëmje dhe sjell në skenë 17 shtete që garojnë për një vend në finalen e madhe të së shtunës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




