“Vjosa Forever”,mbahet në Tepelenë koncert sensibilizues për të ruajtur të paprekur Luginën e Vjosës

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tepelenës u mbajt koncerti i titulluar “Vjosa Forever“ me synimin për ruajtien të paprekur të luginës së Vjosës , dhe shpalljen e saj park kombëtare . Ky aktivitet i organizuar nga shoqata Eco Albania bëri bashkë artistë të shumët në këtë qytet. Artistët pjesëmarrës por edhe banorët e Tepelenës dhe jo vetëm pohojnë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se fushatat sensibilizuese nëpërmjet këtyre aktiviteteve janë të rëndësishme për të përçuar zërin aty ku duhet, për mbrojtien e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë dhe lumit Vjosë .
Vjosa konsiderohet një ndër lumenjtë e egër në Europë. Jo vetëm artiste por edhe qytetarë, organizata të ndryshme, artiste botërorë kanë dhënë shpesh herë mesazhe sensibilizuese për ruajtien të paprekur të lumit Vjosë dhe shpalljen e tij park kombëtarë .
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




