Vlera e Bitcoin pëson rënie me 50% për 6 muaj

Botë | 4 vite më parë

Vlera e Bitcoin ka shënuar rënie me 50% që nga muaji nëntor, muaj në të cilin vlera e kriptmonedhës shënoi kulmin e saj.

Tashmë, Bitcoin ka rënë në 34 mijë dollarë nga 68 mijë që ishte në muajin nëntor.

Kjo rënie e vlerës së aseteve digjitale ka ardhur si pasojë e rënies që kanë pësuar gjithashtu tregjet e aksioneve në mbarë botën.

Bitcoin përbën rreth një të tretën e tregut të kriptomonedhave me një vlerë totale prej rreth 640 miliardë dollarë.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, gjithashtu ka rënë në vlerë, me më shumë se 10% në javën e fundit, raporton BBC.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme