Volodymyr Zelenskyy: Sulmi në portin e Odesës ishte barbari

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës e ka përshkruar sulmin me raketa në Odesa si “barbarizëm”, duke shtuar se Rusisë nuk mund t’i besohet zbatimi i marrëveshjes historike të rënë dakord për të rifilluar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi.

Më pak se 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike nga Ukraina dhe Rusia, qyteti port i Odesa u godit nga një sulm raketor.

Volodymyr Zelenskyy e përshkroi sulmin “cinik” si “barbarizëm”, duke shtuar se ai është një “goditje për pozicionet politike të vetë Rusisë “.

“Nëse dikush në botë mund të thotë ende se duhet një lloj dialogu me të, me Rusinë, një lloj marrëveshjeje, shikoni se çfarë po ndodh.  Raketat e sotme ruse Kalibr kanë shkatërruar vetë mundësinë për deklarata të tilla. Okupatorët nuk mund të mashtrojnë më askënd.”, tha ai.

Presidenti gjithashtu iu drejtua sulmit gjatë një takimi me kongresmenët amerikanë në Kiev, duke u thënë atyre: “Kjo dëshmon vetëm një gjë: pavarësisht se çfarë thotë dhe premton Rusia, ajo do të gjejë mënyra për të mos e zbatuar atë”.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA dhe Britania e Madhe dënuan sulmet të shtunën, ndërsa kandidatja për kryeministër të Britanisë së Madhe, Liz Truss që e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm”.

Ndërsa Moska nuk i ka adresuar apo pranuar sulmet, ministri turk i mbrojtjes tha se zyrtarët rusë i kishin thënë Ankarasë se Rusia nuk kishte “lidhje” me sulmin në Odesa.

Të premten, delegatët nga Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit pasi ato u bllokuan nga forcat e Vladimir Putin, shkruan SkyNews. 

Përfaqësuesit nga të dy vendet nuk pranuan të ulen në të njëjtën tryezë dhe shfaqja e flamujve të dy vendeve u rregullua në mënyrë që ata të mos ishin më pranë njëri-tjetrit.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua gjithashtu nga OKB-ja dhe Turqia në ceremoninë në Stamboll, ngjall shpresa se një krizë ndërkombëtare ushqimore e rënduar nga pushtimi rus mund të lehtësohet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme