Von der Leyen: BE të bëjë plane emergjente për ndërprerjen e plotë të gazit rus

Botë | 4 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus.

BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë disa furnizime me energji, dhe po përpiqet të gjejë burime të tjera.

Por von der Leyen tha se blloku duhej të ishte gati për ndërprerjet shokuese që vinin nga Moska.

“Ne duhet të përgatitemi për ndërprerje të mëtejshme në furnizimin me gaz, madje edhe një ndërprerje të plotë të furnizimit nga Rusia. Sot, 12 shtete anëtare preken drejtpërdrejt nga reduktimet e pjesshme ose totale të furnizimit me gaz. Është e qartë, Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë. Kjo është arsyeja pse Komisioni po punon për një plan evropian emergjent“, u shpreh ajo./ TGCOM

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme