Von der Leyen i dorëzon Zelenskyt pyetësorin për anëtarësimin në BE

Presidentja e Komisionit Europain, Ursula von der Leyen i dorëzo presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky zarfin për anëtarësimin në BE. Njoftimi u bë me dije nga zyra e Zelensky.
“Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh”, tha von der Leyen.
Ajo i bëri këto deklarata gjatë një takim midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Bashkë me zonjën von der Leyen ishte dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




