Von der Leyen në turne në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis të martën turneun në Ballkanin Perëndimor. Ndalesat e para të saj do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Më 29 shtator, ajo do të qëndrojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa një ditë më vonë në Bosnje e Hercegovinë.
Von der Leyen e ka paralajmëruar këtë turne në fjalimin e saj për gjendjen e BE-së, në mes të shtatorit. Gjatë atij fjalimi, von der Leyen ka thënë se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së.
“Para fundit të muajit, do të shkoj në rajon për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit [të BE-së]. Këtë ua kemi borxh të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë”, ka thënë von der Leyen.
Vizita e von der Leyenit zhvillohet para një samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bërdo të Sllovenisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




