Von der Leyen zhvillon bisedën e parë me Zelenskin për 2023: BE do ju mbështesë

Botë | 4 vite më parë

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian ka zhvilluar bisedën e saj të parë telefonike për vitin e ri me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se mezi pret të vizitojë sërish Ukrainën.

Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen e plotë për Ukrainën dhe dërgoi urimet e saj më të mira për këtë vit, duke premtuar se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë praktike nga Bashkimi Evropian.

Ajo tha se Bashkimi Evropian së shpejti do të fillojë disbursimin e fondeve nga paketa e miratuar 18 miliardë euro e ndihmës makrofinanciare për Ukrainën në këste mujore.  

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se “BE qëndron pranë jush, për aq kohë sa duhet. Ne mbështesim luftën tuaj heroike. Një luftë për liri dhe kundër agresionit brutal,” shkroi ajo në Twitter, me pas shtoi se shpreson të takojë Zelenskyy së shpejti në Ukrainë. Vetë Volodymyr Zelenskyy e ka konfirmuar bisedën, duke theksuar se kjo ka qenë edhe telefonata e tij e parë zyrtare në vitin e ri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme