Vora ruan hapin e kryesuesve, Ruzgis dhe Avdiu ndëshkojnë Kastriotin

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Vora tregon forcën në “Redi Maloku”, mposht 2-0 Kastriotin dhe merr fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Skuadra e Bellait ruan ritmin e Besës dhe Flamurtarit, merr tre pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë (në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin, një më pak se kryesuesit e Besës).

Gjithçka vendoset që në pjesën e parë. Ruzgis zhbllokon ndeshjen, ndërsa Avdiu vulos këtë fitore të çmuar të Vorës. Sfida që mbylli javën e 7-të të Kategorisë së Parë, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë.

Kastrioti ndalet pas 2 fitoreve radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme