Votimet në Zvezdë, deputeti i PD Spaho akuzon deputetin e PS Pendavinji se është përpjekur të deformojë vullnetin e popullit

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti PD në Korçë Edmond Spaho ka akuzuar të dielën deputetin socialist Ilir Pendavinji si të implikuar në një ngjarje gjatë votimeve të së djelës në Zvezdë, të Korçës. 

Gjithçka ka ndodhur kur zoti Spaho kishte shkuar për të kontrolluar procesin e votimit në dy qendra votimi në këtë  fshat.

Deputeti i opozitës tha në një deklaratë për mediat se ishte vënë në qendër të sharjeve, fyerjeve, ofendimeve dhe thirrjeve politike nga një grup përkrahësish të maxhorancës, të cilët në disa momente kishin përdorur edhe forcën ndaj tij. 

Zoti Spaho tha se kishte akuzuar deputetin socialist se “është i lidhur me bandat, je hajdut votash  dhe se po përpiqesh të deformosh vullnetin e popullit”. 

Ai tha se kishte bërë kallxim penal për këtë çështje.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme