Votimi për kreun e PD, Gjana: Rreth orës 21: 00 pritet të dalë rezultati

Politikë | 3 vite më parë

Rreth orës 21: 00 të së shtunës pritet të dalin rezultatet e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana, i cili, paralelisht, informoi se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 anëtarë të PD-së.

“Duke u mbështetur në të dhënat zyrtare që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, rezulton se kanë marrë pjesë në votim 13 700 anëtarë të PD-së, ose 54% e të regjistruarve në listat e votuesve. Rreth orës 21:00 pritet të dalin edhe rezultatet e votimit. Nuk ka pasur probleme dhe votimi ka qenë i qetë”- deklaroi Gjana.

Në zgjedhjet për kreun e PD-së janë, Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme