Votohet në 30 qendra votimi në Serbi, opozita bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve të pjesshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare serbe do të përsëriten në 30 qendra votimi nga mbi 8 mijë ku u votua më 17 dhjetor.
Rivotimi do të prekë një pjesë të vogël të elektoratit serb. Sipas deklaratës së KQZ serbe, në zonat ku do të përsëriten zgjedhjet janë mbi 12 mijë zgjedhës. Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” ka bërë thirrje për bojkot të këtij procesi zgjedhor, ndërsa akuzon Partinë Progresive Serbe, që është në pushtet, për manipulim të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Studentë, gjimnazistë dhe të rinj filluan të premten një bllokadë 24-orëshe jashtë Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Të rinjtë serbë kaluan natën në një kamp të improvizuar me çadra në rrugë. Ata do t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga përfaqësuesit e “ProGlas”, nismë e filluar para zgjedhjeve.
Studentët kërkojnë hapjen e regjistrit të zgjedhësve, nisjen e hetimeve për ngjarjet gjatë protestave pas 17 dhjetorit dhe anulimin e zgjedhjeve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




