Voton Nikolla: Një ditë kur politikanët heshtin dhe flet populli

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka votuar në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, në Tiranë.
Pas procesit të votimit, për gazetarët, Nikolla tha sot është një ditë kur politikanët heshtin dhe flet populli, ndërsa bëri thirrje qytetarëve ta ushtrojnë këtë të drejtë për të zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit bashkiak.
“Sot është një ditë kur politikanët heshtin dhe flet populli për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur. Uroj që masivisht qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë për të zgjedhur kryetarët dhe përfaqësuesit bashkiak.
Ajo i dha mesash politikanëve, “për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës të qytetarëve, dhe të kthejnë këtë ditë në feste demokracie”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




