Vranë bariun 17 vite më parë, gjykata dënon me nga 18 vite burg Fadil Telushin dhe Viktor Omerin

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy persona të cilët janë akuzuar për një vrasje 17 vite më parë, ku në afërsi të një stani, në vendin e quajtur “Moçale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, vranë me armë zjarri shtetasin Kleo Gërdhuqi, janë dënuar përfundimisht me 18 vite burg. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale ishin Fadil Telushi dhe Viktor Omeri.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtarë Genti Dokollari dhe anëtare Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha, vendosi të hënën ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke deklaruar fajtor të pandehurin Fadil Telushi, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim, si dhe deklarimin fajtor po të këtij të pandehuri për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, duke e dënuar me 3 (tre) vjet burgim.

 Në bashkim të dënimeve i pandehuri Fadil Telushi është dënuar me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Gjykata deklaroi fajtor edhe të pandehurin Viktor Omeri, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim, si dhe me 3 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve  luftarake”.  Në bashkim të dënimeve Viktor Omeri është dënuar me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme