Vrasja e 62-vjeçarit nga djali në Shënavlash, Policia arreston bashkëpunëtorin e Esmerald Ballës

Policia e Durrësit ka zbuluar bashkëpunëtorin e 34 vjeçarit Esmerald Balla, për vrasjen e babait të këtij të fundit, 62-vjeçari Enver Balla.
Ky i fundit u vra nga djali i tij, i cili u ndihmua nga 25-vjeçari E.B., për transportimin e trupit të pajetë nga banesa drejt pusit, ku u gjet nga policia.
“Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 mijë lekësh.
25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Ngjarja u zbulua një ditë më parë, ndërsa 34-vjeçari pas arrestimit ka pranuar krimin e rëndë. Ngjarja e rëndë fillimisht u denoncua në polici si humbje e të afërmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




