Vrasja e adoleshentit në Francë nga policia, Macron: E pafalshme, asgjë nuk e justifikon vdekjen e një të riu

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Francës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e regjistruare të martën (27 qershor) ku një adoleshente u vra nga policia, duke e konsideruar të “pafalshme”, ndërsa theksoi se “asgjë nuk justifikon vdekjen e një të riu”.

Komentet e Emmanuel Macron vijnë pasi protestat për vrasjen pushtuan rajonin e Parisit gjatë natës.

Nahel, 17 vjeç, u qëllua në makinën e tij pasi nuk ndaloi kur u urdhërua.

Por komentet e presidentit shkaktuan një reagim të zemëruar nga sindikatat e policisë, të cilët e akuzuan atë se po nxitonte të gjykonte oficerët e përfshirë.

Sindikata e Policisë së Aleancës bëri thirrje që ata të konsiderohen të pafajshëm derisa të shpallen fajtorë.

Kryeministrja Élisabeth Borne gjithashtu reagoi duke thënë se ndërhyrja e policisë “nuk ishte në përputhje me rregullat”.

Video e incidentit në mediat sociale tregon një oficer që i drejton një armë shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë dhe makina më pas përplaset.

Adoleshenti vdiq nga plagët e plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës nga shërbimet e urgjencës.

Oficeri, i cili tha se kishte qëlluar pasi ndjente se i rrezikohej jeta, është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje.

Një seri protestash pasuan të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti. Rreth 31 persona u arrestuan pas trazirave. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve kishin ngritur barrikada.

Nahel është personi i dytë këtë vit në Francë që vritet nga të shtënat e policisë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme