Vrasja e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Ilir Beqaraj është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja, ngjarje që ndodhi në maj të vitit 2024 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Bejtja, 42 vjeç, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij.
Ilir Beqaraj akuzohet për “Vrasja me paramendim” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”
Gentjan Bejtja ka qenë një emër i njohur për drejtësinë dhe i dyshuar për një seri ngjarjesh të dyshimta në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa i kishte shpëtuar nga dy atentate të mëparshme.
Në shtator të vitit 2016, Bejtja u bë objekt i një atentati me tritol. Ai po udhëtonte me makinën e tij “Tuareg” në fshatin Nikël të Krujës, kur shpërtheu një eksploziv nën mjetin e tij, duke e plagosur rëndë në këmbë.
Më pas, në janar të vitit 2022, Gentjan Bejtja iu shpëtoi një atentati tjetër me breshëri kallashnikovi në afërsi të Niklës. Pavarësisht se ai vetë doli i palënduar, miku i tij që udhëtonte me të, u plagos në krah gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




