Vrasja e Kirk, zbulohen mesazhet – Tyler Robinson planifikoi vrasjen dhe ndau gjithçka me partnerin

Amerikë | 1 vit më parë

Prokuroria e Qarkut në Utah ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e komentatorit politik Charlie Kirk, duke publikuar dokumente që tregojnë se autori i dyshuar, 22-vjeçari Tyler Robinson, e kishte planifikuar ngjarjen me kujdes.

Ai kishte ndarë planin me shokun e dhomës, me të cilin ishte në një lidhje romantike, përmes një serie mesazhesh para dhe pas ngjarjes. Mesazhet e sekuestruara zbulojnë se Robinson kishte vendosur të kryente vrasjen dhe kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj viktimës.

Një provë kyçe ishte një shënim i fshehur nën tastierë, ku shkruhej: “Pata mundësinë ta vrisja Charlie Kirk dhe do ta marr.” Shoku i dhomës, i tronditur, e zbuloi këtë pas një mesazhi ku Robinson i shkruante: “Shiko nën tastierën time.” Më pas, ai pranoi gjithçka, duke shtuar: “Po, më vjen keq.”

Autori i dyshuar kishte përdorur një snajper të trashëguar nga gjyshi dhe e kishte fshehur armën në një pemë pranë vendit të ngjarjes, pasi kishte ndërruar rrobat për të shmangur identifikimin. “Shpresoj që ata të mos gjejnë gjurmët e mia të gishtave,” shkruante ai në një nga mesazhet.

Shoku i dhomës, i përshkruar si një mashkull transgjinor që po kalonte në fazën femërore, vendosi të bashkëpunonte me autoritetet duke dorëzuar provat. Robinson i kërkonte atij të fshinte çdo gjë dhe të mos fliste me mediat: “Të lutem, mos jep intervista dhe kërko avokat nëse të pyesin.”

Arma është gjetur nga policia dhe ndodhet në laborator për ekspertizë forenzike, ndërsa fotoja e shënimit është përfshirë si provë në dosje.

Hetimet janë ende në vijim dhe nuk ka ende një deklaratë zyrtare nëse Robinson ka dhënë rrëfim të plotë për ngjarjen.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme