Vrasja e Pëllumb Metës, vëllai: Fëmijët e kanë marrë përsipër kot, e ka organizuar e shoqja

Aktualitet | 3 vite më parë

Vrasja e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të këtij viti që ka tronditur opinionin publik, vijon të ketë shumë pikëpyetje. Edhe pse krimi është marrë përsipër nga vajza e viktimës, Hygerta Meta 19 vjeçe, sërish ajo dhe 2 vëllezërit Hysen Meta, 25 vjeç dhe Amarildo Meta, të cilët ndodhen në burg, e kanë ndryshuar disa herë dëshminë e tyre.

Ndërkohë, vëllai i viktimës, Ramazan Meta hedh dyshime mbi bashkëshorten e Pëllumb Metës. Ai tha për RTSH se Blerina Meta, e cila po hetohet në gjendje të lirë, është ajo që ka planifikuar vrasjen.

“E shoqja është strumbullari i kësaj vrasje, ajo e ka përgatitur të gjithën. Të shmangësh familjarët e kushërinjtë e burrit, t’i ndash fëmijët nga kushërinjtë. Ajo paska pas hall. Fëmijët e kanë marrë përsipër kot atë pune. Të dalë e vërteta, atëherë do qetësohem unë”, u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shënavlash të Durrësit më 10 shkurt dhe trupi u zbulua pas 13 ditësh. Sipas policisë krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhes e motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme