Vrasja e turistit në Ksamil, Balla: Drejtësia të bëjë detyrën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi Ksamilin, ku një turist i huaj u qëllua për vdekje me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.
“Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit”, u shpreh Balla.
Ai kërkoi që tashmë drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe që rasti të shërbejë si shembull për ndëshkimin e autorit. “Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin”, shkruan Balla.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:15, kur shtetasi portugez L.V. (fillimisht u raportua se ishte francez) u gjet pa shenja jete në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në zonën turistike të Ksamilit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



