Vrau 4 efektivët në 2009, burg përjetë për Dritan Dajtin

Gjykata e Lartë ka vendosur dënimin me burg përjetë të Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve në 2009.
Më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit i lehtësoi dënimin në 25 vite burg Dritan Dajtit, por kjo është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
‘Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.’- njofton gjykata
Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



