Vritet me hark në sauna oligarku rus Vladimir Marugov

Një oligark rus, me nofkën “The Sausage King” (Mbreti i sallamit), është vrarë me një hark, thonë hetuesit, të cituar nga BBC.
Vladimir Marugov dhe partnerja e tij ishin në një kabinë sauna në natyrë kur ata u sulmuan, siç thuhet nga dy sulmues të maskuar.
Gruaja arriti të shpëtonte përmes dritares dhe të thërriste policinë.
Detektivët gjetën trupin e Marugov në saunë me një hark pranë tij.
Policia ka ndaluar një të dyshuar në lidhje me vrasjen, por nuk bën të ditur emrin e tij.
Sulmi ndodhi në një pronë të Marugovit, rreth 40 km (25 milje) jashtë kryeqytetit, Moskë, herët në mëngjes të hënën, njoftoi Komiteti Hetimor i Rusisë.
Njoftimi nuk e përmendi emrin e të vrarit, por media lokale e identifikoi atë si Marugovin, pronarin e fabrikave të suxhukut Ozyorsky dhe Empire.
Sulmuesit kërkuan para nga Marugovi, para se të arratiseshin me një makinë, tha Komiteti Hetimor.
Makina e arratisjes u gjet më vonë në periferi të qytetit të Istra, jashtë Moskës.
Djali i Marugovit, Aleksandri, vdiq në një aksident me motor në Moskë vitin e kaluar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




