Vritet polici në Serbi, plagoset kolegu i tij, në kërkim shqiptari nga Kosova

Një efektiv i Policisë kufitare në Serbi është vrarë dhe një tjetër polic ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë nga 33-vjeçari Artan Hajziri.
Ky i fundit nuk ka pranuar të hapte çantën para policëve, duke qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në Loznicë mbëmjes e së mërkurës (17 korrik).
Në vendngjarje policia ka gjetur pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës. Njëri prej efektivëve është qëlluar me armë në gjoks dhe tjetri në shpatull.
Forca të forta policore, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste janë në kërkim intensiv të autorit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit Nikola Krsmanoviq.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij në shërbim dhe pa frikë kontribuoi pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”, ka thënë Vuçiq.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




