Vuçiç i prerë: Serbia nuk do e njohë Kosovën

Botë | 4 vite më parë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka prezantuar Raportin procesin e negociatave me Kosovën. Në fjalën e tij në Kuvend, Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do e njohë Kosovën.

 “Ata nuk do të heqin dorë as nga lufta e tyre legjitime për interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare dhe nga lufta për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Ka një luftë të përgjithshme për Kosovën duke përdorur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike, pres që shteti i tetë të tërheqë njohjen e Kosovës”, tha Vuçiç.

Sa i përket marrëveshjes për letërnjoftimet, Vuçiç u shpreh se ishte arritje e rëndësishme pasi tashmë serbët mund të lëvizin lirisht.

“Një arritje e rëndësishme është se ne mbrojtëm të drejtën e përdorimit të letërnjoftimeve serbe, e cila, siç pretendojnë disa, nuk ishte e mundur më parë. Serbët tani mund të lëvizin lirshëm, por disa nuk duan ta vërejnë këtë. Shqetësimet janë edhe dhuna institucionale, mohimi i të drejtave elementare për serbët si votimi në zgjedhje, i kërcënuar nga marrja me dhunë e kontrollit mbi strukturat energjetike në veri… Synimi i Prishtinës është të imponojë heqjen e kartave të identitetit dhe licencës serbe”, tha Vuçiç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme