Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen në Samit: Do ishte humbje e madhe për vendin nëse s’do shkoja

Rajon | 4 vite më parë

Përfaqësuesi special i BE për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak është takuar këtë të hënë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Shqipëri për shkak të reagimit të butë të BE ndaj emërimit të Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Pas një takimit të zhvilluar me Lajçak, Vuçiç deklaroi para gazetarëve se do të udhëtojë drejt Tiranës ndërsa shtoi se do të ishte një humbje e madhe për vendin nëse nuk shkon.

“Nuk është çështje kotësie, thjesht duhet të kuptosh që për dhjetë vjet e gjysmë jam përpjekur çdo ditë të mos shpreh asgjë ose sa më pak personale, të kujdesem gjithmonë për gjithçka dhe më pas ndonjëherë emocionet e mia më pushtojnë, kur nuk di si të reagosh dhe çfarë të bësh”, tha presidenti.

Presidenti Vuçiç  në takimin me Lajçak, ka vënë theksin te domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes për Bashkimin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit serb.

“Me Miroslav Lajçakun kam diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës. E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë”, tha presidenti serb.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme