Vuçiç: Lindja dhe Perëndimi përplasje për Serbinë, mos luani me një konflikt në rajon

Botë | 4 vite më parë

Në një kohë që Beogradi përpiqet të ruajë një balancë mes ambicies për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën nga ana tjetër, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia është kthyer në skenë lufte mes Lindjes dhe Perëndimit.

Në një intervistë për Reuters, Vuçiç ka komentuar dhe marrëveshjen e arritur me Kosovën për dokumentet e identifikimit. Vuçiç tha se nuk beson se autoritetet në Prishtinë donin “një dialog serioz”, por ata besonin se mund të impononin planet e tyre me mbështetjen e Perëndimit.

“Unë besoj se ato vende që po mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do ta bindin regjimin e Prishtinës që të mos luajë (me) një konflikt në rajon, i cili sigurisht është plot me probleme,” tha ai.

Presidenti serb bëri me dije se javët e ardhshme do të ketë më shumë bisedime nga të dërguarit e BE dhe SHBA që synojnë zgjidhjen e çështjes së targave të makinave.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme