Vula dhe sigla e PD në Apel, Ivi Kaso: Mbahen peng nga ish kolegë në bashkëpunim me Ramën

Politikë | 4 vite më parë

Sekretari për Zgjedhjet, Ivi Kaso largoi çdo dyshim për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

“PD ka marrë vëndim në Kuvend për t’iu shmangur bojkotit dhe nuk donte ndodhë si në 2019-ën”- u shpreh Kaso, i cili e sheh problemin tek ato që i quan pengesa artificiale të ngritura nga një grup i PD në bashkëpunim me Ramën për të mbajtur peng demokratët.

“Ata e kanë kërkuar ndihmën e Edi Ramës. Kushdo që tenton ta mbajë partinë peng, pa një sigël të regjistruar, pa organet e saj legjitime të regjistruara, pranon të bëhet vegël e maxhorancës dhe është në bashkëpunim politik me Edi Ramën. Por, e rëndësishme është që prioriteti ynë për të marrë pjesë në zgjedhje do të realizhet në një formë a në një tjetër“- tha Ivi Kaso për emisionin “Pa Censurë”.

Sekretari për Zgjedhjet në PD e mirëpret bashkëpunimin për të mbështetur kandidatët e primareve në zgjedhje nga të dy grupimet, por nuk e shikon të mundur që palët të bien dakord për të përdorur siglën aktuale të regjistruar në gjykatë.

“Kohë për bisedime mes demokratëve ka gjithmonë dhe shpresoj që personat përgjegjës të ekplorojnë çdo hapësirë diskutimi për të bërë të mundur që potenciali i opozitës të jetë i plotë dhe të maksimalizhet vota e demokratëve. Në lidhje me vulën, vendimarrja nuk është e imja, por qendrimi im është i qartë. Tani që vendimi i demokratëve është marrë nuk mund të zhbëhet përveçse me një Kuvend tjetër. Besoj që këto çështje nuk mund të zhbëhen për interesa të ngushta apo kalkulimi të monentit”- u shpreh Kaso.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme