Vula e PD, Meta : Akt i paralajmëruar i Edi Ramës

Ish presidenti Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë në opozitë e ka konsideruar “akt të paralajmëruar të Edi Ramës” vendimin e Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim çështjen e legjitimitetit të grupeve drejtuese të PD.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij” shkruan zoti Meta në status në rrjetin social Facebook.
“Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet! ” shkruan zoti Meta.
Në mitingun e sotëm të opozitës zoti Meta, i cili ishte në krah të zotit Sali Berisha që udhëheq grupimin e quajtur Rithemelimi, tha se “Ne nuk do të ndalemi, deri në rrëzimin përfundimtar të kryeministrit shpopullues dhe varfërues të shqiptarëve” . Më parë zoti Meta kishte deklaruar se “Çështja e vulës së PD-së nuk është çështje e demokratëve, por e vetë demokracisë”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



