“Vula e PD-së”, Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e Alibeajt, për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes gjyqtaren, Irida Kacerja

Politikë | 4 vite më parë

Gjykata e Apelit e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e PD-së të drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Enkeljed Alibeaj, për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes së statutit të PD-së, gjyqtaren Irida Kacerja. 

Betja ligjore se kush ka të drejtë ligjërisht të përfaqësojë Partinë Demokratike, njohu pak ditë më parë një zhvillim tjetër, kur në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca për statutin e Partisë Demokratike.

Grupi i  deputetëve të Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, Irida Kacerja, me pretendimin se çështja mund të paragjykohet nga ana e saj.

Sipas tyre, Kacerja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit, sipas statutit të PD-së.

Nga Gjykata e Apelit në Tiranë u bë e e ditur se ishte përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi, ai që paraqiti një kërkesë të nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore, Irida Kacerja.

Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në date 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohej me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim.

Por sot Gjykata e Apelit e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e PD-së të drejtuar nga Alibeaj, për të përjashtuar nga gjykimi i çështjes së statutit të PD-së, gjyqtaren Irida Kacerja.

(Lexo dokumentin e plotë)

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme