“Vula e PD-së”, shtyhet seanca, grupi Alibeajt kërkon largimin e gjyqtares së çështjes, Irida Kacerja

Politikë | 4 vite më parë

Betja ligjore se kush ka të drejtë ligjërisht të përfaqësojë Partinë Demokratike, ka njohur sot një zhvillim tjetër. Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca për statutin e Partisë Demokratike.

Grupi i  deputetëve të Alibeaj paraqiti fillimisht kërkesën për dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, Irida Kacerja, me pretendimin se çështja mund të paragjykohet nga ana e saj. Sipas tyre, Kacerja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit, sipas statutit të PD-së.

Nëpërmjet një njoftimi nga Gjykata e Apelit në Tiranë  bëhet e ditur se sot u zhvillua seanca gjyqësore, lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

“Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatorë, Irida Kacerja. Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në date 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim, për të cilin do të njoftoheni menjëherë.”- thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme