Vuri në pikëpyetje politikat për zero Covid, Kina i censuron fjalën kreut të OBSH

Kina ka censuruar në dy platformat e mëdha sociale në Weibo dhe WeChat fjalët e Kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pasi vuri në pikëpyetje politikat e vendit për zero Covid.
“Kur flasim për strategjinë zero-Covid, ne nuk mendojmë se është e qëndrueshme, duke marrë parasysh sjelljen e virusit tani dhe atë që ne parashikojmë në të ardhmen. Ne e kemi diskutuar këtë çështje me ekspertë kinezë dhe kemi treguar se qasja nuk do të jetë e qëndrueshme…Unë mendoj se një ndryshim do të jetë shumë i rëndësishëm”, tha Tedros në një konferencë për media.
Kjo deklaratë ka nxitur Kinën që të vendosë të censurojë fjalimet, fotot dhe videot e kreut të OBSH. Sipas CNN, në WeChat, një artikull nga llogaria zyrtare e OKB-së që përfshinte komentet e Tedros, është “ndaluar të shpërndahet për shkak të shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve përkatëse”. Videoklipet e fjalimit të Tedros janë hequr gjithashtu nga platforma.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




