“Wagner kërkon të futet në Poloni”/ Lukashenko vizitë në Rusi, bisedë me Putin

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi bjellorus, Alyaksandër Lukashenko udhëtoi këtë të diel për në Shën Petersburg, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Teksa priti aleatin e tij të ngushtë, Putin ai  tha se kundërofensiva e Ukrainës “kishte dështuar”.

Për më tepër, Lukashenko i tha presidentit rus Putin se mercenarët e Wagner-it që ndodhen në vend kanë filluar ta “stresojnë” atë, sepse duan të “shkojnë në Perëndim” në “një ekskursion”.

“Ndoshta nuk duhej ta kisha thënë, por do ta them. Vagneritët filluan të na stresojnë, duan të shkojnë në Perëndim. Na lejoni, na thonë ata”, i tha Lukashenko Putinit gjatë një takimi në Shën Petersburg.

“Pse keni nevojë të shkoni në Perëndim? “Epo, shkoni në një ekskursion në Varshavë, në Rzeszow,” tha Lukashenko. “Unë i mbaj ata në qendër, siç është rënë dakord, të Bjellorusisë, “vazhdoi ai.

Lukashenko është aleat i Putinit dhe me sa duket po bënte shaka me të. Një video tregonte Putinin duke buzëqeshur me komentet, sipas CNN.

Grupi ushtarak privat Wagner ndodhet në Bjellorusi pasi Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër të grupit kundër Moskës.

Këtë javë, Bjellorusia njoftoi se forcat e saj do të  zhvillojnë stërvitje me luftëtarët Wagner pranë kufirit me Poloninë, duke rritur tensionet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme