Witkof dhe Kushner sot në Izrael, takim me Netanyahun rreth rindërtimit të Gazës
Të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Whitkof dhe Jared Kushner, pritet të takohen në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku sipas raportimeve të mediave izraelite, fokus do të jenë hapja e pikës kufitare Rafah me Egjiptin dhe fillimi i rindërtimit të Gazës, në kuadër të fazës së dytë të marrëveshjes.
Media izraelite KAN raporton se takimit mund t’i bashkohet edhe kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, admirali Brad Cooper.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të hapet kalimi kufitar i Rafah, pasi Hamas ende nuk ka kthyer trupin e pengut të fundit që mbetet në Gaza.
Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Izraeli po kërkon të kufizojë numrin e palestinezëve që kthehen në Gaza përmes pikës kufitare Rafah, për t’u siguruar që numri i atyre që largohen të tejkalojë ata që hyjnë.
Po ashtu, Reuters citon burime sipas të cilave Izraeli planifikon të krijojë një pikë kontrolli ushtarak brenda Rripit të Gazës, pranë kufirit, ku të gjithë palestinezët që largohen ose kthehen do të kalojnë dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë në Izrael.
Kalimi në Rafah është e vetmja rrugë hyrëse dhe dalëse për më shumë se 2 milionë banorë të Gazës, çka e bën çështjen tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për situatën humanitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




