Wolff: Zgjidhjet e gjetura pas Imolas, do t’i provojmë në Miami

Formula 1 | 5 vite më parë

Mercedes përpiqet të korrigjojë gabimet në Formula 1. Ja çfarë thotë Toto Wolff, drejtorit të ekipit: “Mësuam sa më shumë nga fundjava në Itali”. Nga kjo është e qartë se shtëpia Brackley ka bërë shumë punë: “Ne kemi gjetur – vazhdon vjenezi – drejtime të ndryshme për të përmirësuar makinën dhe ne do të bëjmë eksperimente në Miami për të lidhur këto simulime dhe shpresojmë të konfirmojmë rrugën e zhvillimit për garat e ardhshme”.

Mercedes vjen pas suksesit në tetë kampionate radhazi të konstruktorëve. Kjo mund të na bëjë të mendojmë për një skuderi pa stimuj dhe disi të kënaqur. Megjithatë, Wolff e hedh poshtë me forcë këtë hipotezë: “Ne kemi përballuar kaq shumë vite të pafavorshme dhe fillimi i vështirë i këtij sezoni ka ndezur një zjarr në çdo anëtar të ekipit: ata janë të vendosur të rregullojnë gjithçka”. Pista e Miami Grand Prix është krejt e re dhe menaxheri austriak mezi pret ta zbulojë: “Pista duket sfiduese dhe të dy pilotët kanë punuar shumë në simulator. Ne jemi gati, do të jetë e mrekullueshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme