“World Justice Project”, reagon Rama: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga BE, i vetmi i besueshëm për ecurinë e vendit

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për të ka vetëm një raport ndërkombëtar të besueshëm për ecurinë e vendit që është ai i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian. Reagimi i Kryeministrit erdhi pas publikimit të raportit “World Justice Project” ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të për Treguesin e Shtetit Ligjor.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme