WWF: 70% e kafshëve të egra janë zhdukur në 50 vitet e fundit, shkatërrimi i mjedisit, shkak kryesor

Botë | 4 vite më parë

Planeti ka humbur mesatarisht  70% të popullsisë së tij të kafshëve të egra në 50 vitet e fundit, sipas një raporti nga Fondi Botëror për Natyrën ( WWF ).

Midis viteve 1970 dhe 2018, mesatarisht 69% e specieve të egra, peshqit, zogjtë, gjitarët, amfibët dhe zvarranikët humbën.

Shkatërrimi i mjedisit natyror, veçanërisht për zhvillimin e bujqësisë, mbetet shkaku kryesor ku më pas vjen mbishfrytëzimi dhe gjuetia pa leje.

Ndryshimet klimatike janë po ashtu një faktori rëndësishëm, ndërsa pasohet nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe përhapja njerëzore e specieve pushtuese.

Raporti është “një alarm i kuq për planetin dhe rrjedhimisht për njerëzimin,” ka ngritur shqetësim Marco Lambertini, drejtori i përgjithshëm i WWF ndërsa shton se  “në një kohë kur ne po fillojmë të kuptojmë vërtet se ekosistemet e qëndrueshme, biodiversiteti i pasur dhe stabiliteti klimatik janë elementë të nevojshëm për të pasur një të ardhme me prosperitet, barazi dhe siguri më të madhe, veçanërisht për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre nga ana e tyre”.

Ndërsa Konferenca Ndërkombëtare COP15 për Biodiversitetin po afrohet (dhjetor në Montreal), WWF u bën thirrje qeverive të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit për të miratuar një qëllim ambicioz global për të shpëtuar kafshët e egra.

Për të ndryshuar kurbën e humbjes së biodiversiteti dhe “zbutur” ndryshimet klimatike, ËËF bën thirrje për rritjen e përpjekjeve për ruajtjen dhe restaurimin, prodhimin dhe konsumimin e ushqimit më të qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të karbonit për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Po ashtu WWF u bën thirrje kombeve të pasura të ofrojnë mbështetje financiare për mbrojtjen e mjedisit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme