Xavi është kandidat: Dua stolin e Barcelonës

Spanjë | 5 vite më parë

Pankina e Barcelonës mbetet një temë shumë e nxehtë, qëndrueshmëria e Ronald Koeman është gjithmonë në pikëpyetje dhe Xavi do të donte të përfitonte nga mundësia. Legjenda e futbollit spanjoll, sot trajneri i Al Sadd, ëndërron për stolin e blaugrana dhe e përsëriti edhe njëherë në intervistën më të fundit.

“Unë dua të stërvis Barcelonën. Kurrë nuk e kam fshehur, ky është qëllimi im dhe ëndrra ime. Nëse një ofertë arrin, unë do ta vlerësoj “. Xavi ishte edhe më parë shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, por presidenti Laporta preferoi të vazhdonte t’i jepte besim trajnerit holandez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme