Xavi, favorit për stolin e Barcelonës

Me të ardhmen e Ronald Koeman gjithnjë e më shumë në dyshim, Xavi Hernández është favoriti kryesor për trashëgiminë e hollandezit në stolin e Barcelonës. Trajneri aktual i Al-Sadd ka triumfuar këtë sezon duke fituar kampionatin e Katarit dhe Kupën kombëtare.
Të Shtunën e kaluar, e përditshmja Ara tashmë kishte njoftuar negociatat midis Xavi dhe Barcelona, lajme që burimet e klubit katalanas i kanë mohuar kategorikisht. Barça, pas disfatës së djeshme ndaj Celta-s në Camp Nou, për 1-2, matematikisht i dha lamtumirën titullit, duke vënë kështu në rrezik të ardhmen e Koeman.
Ish legjenda e Barcelonës dhe e kombëtares spanjolle u ndalua në aeroport nga kamerat dhe këto ishin deklaratat e tij për gazetarët e pranishëm: “Në të vërtetë, unë nuk di asgjë. Po vij me pushime, nuk di asgjë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




