Xhaçka: Shqipëria dhe SHBA në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi të premten një takim me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Gjatë takimit, Xhaçka theksoi se “Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare”.
Xhaçka u shpreh se “do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




