Xhaçka takon kreun e Parlamentit të Kanadasë: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe OKB

Shqipëria dhe Kanadaja kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB. Ky ka qenë vlerësimi i bërë gjatë një takimi që ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi me kryetarin e Dhomës së Komunëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota.
Nëpërmjet një postimi në FB, Xhaçka bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka nënvizuar se komuniteti shqiptar në Kanada është një urë që bashkon dy vendet.
“E nderuar të mirëprisja sot në Tiranë Kryetarin e Dhomës së Komunëve të Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota. Shqipëria dhe Kanadaja gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB duke ndarë të njëjtin angazhim për paqen dhe sigurinë botërore. Komuniteti shqiptar në Kanada është një urë që bashkon vendet tona dhe mirëpresim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.”- shkruan Xhaçka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



