Xhamajka shprehet e gatshme të dërgojë ushtarë dhe policë për të shuar kaosin në Haiti

Kryeministri i Xhamajkës tha se qeveria e tij është e gatshme të dërgojë ushtarë dhe oficerë policie në Haiti, si pjesë e një dislokimi ndihme shumëkombëshe sigurie.
Njoftimi vjen një javë pasi e dërguara e posaçme e OKB-së për Haitin, Helen La Lime, tha se shpresonte që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të merrej “pozitivisht” me kërkesën e qeverisë së Haitit, për forcat e armatosura ndërkombëtare, pavarësisht se SHBA-ja dhe Kanadaja nuk tregojnë interes.
Kryeministri xhamajkan, Andrew Holness, i tha Dhomës së Përfaqësuesve të ishullit se ai dëshiron të ndihmojë Haitin dhe “të mbështesë një kthim në një nivel të arsyeshëm stabiliteti dhe paqeje, i cili do të ishte i nevojshëm që çdo proces gjithëpërfshirës dhe demokratik qw të zërë rrënjë”.
Njoftimi duket se shënon herën e parë që një komb në hemisferën perëndimore ofron publikisht angazhim në terren, pasi kryeministri i Haitit dhe zyrtarë të tjerë të lartë kërkuan vendosjen e menjëhershme të trupave të huaja në fillim të tetorit pasi vendi po dominohet nga bandat.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres dhe La Lime e kanë mbështetur kërkesën e Haitit.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka shqyrtuar kërkesën, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Nw vend tw kwsaj ajo ka vendosur sanksione ndaj njerëzve duke përfshirë Jimmy Chérizier, një udhëheqës dominues bandash dhe ish-oficer policie, i cili fajësohet për organizimin e masakrave të shumta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




