Xi Jinping : Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të kombësive është themelore!

Botë | 5 vite më parë

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar konsolidimin e ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez midis 56 kombësive të vendit. Këtë ai e bëri të ditur në një konferencë të nivelit të lartë mbi çështjet e kombësive, njofton Radio e Jashtme Kinës.
Duke përmbledhur përvojën e kaluar, Xi tha se duhet të bëhen përpjekje për të forcuar unitetin mes kombësive dhe për të promovuar begatinë e përbashkët midis të gjitha kombësive. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të Kinës, duke bërë thirrje për përpjekje për të forcuar patriotizmin në gjirin e të gjitha kombësive.
Konsolidimi i ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave themelore të të gjitha kombësive, realizimin e rilindjes kombëtare  mes kombësive të karakterizuara nga barazia, uniteti, ndihma e ndërsjellë dhe harmonia, tha kreu i shtetit i Kinës.
Xi tha se të gjitha kombësitë duhet t’u japin përparësi interesave të kombit kinez dhe ndjenja e secilës kombësi duhet t’i nënshtrohet dhe t’i shërbejë ndjenjës së bashkësisë për kombin kinez, theksoi ai. Ndërkohë, interesat e veçanta të secilës kombësi duhet të trajtohen mirë në procesin e realizimit të interesave të kombit kinez në tërësi, shtoi ai.
Xi tha se çështjet ideologjike që përfshijnë elemente të kombësive duhet të trajtohen në mënyrë aktive dhe të duhur, ndërsa nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të çrrënjosur idetë separatiste dhe ekstremiste. Ai gjithashtu bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme