Ylli i UFC-së fton Mike Tyson në duel: Premtoj se nuk do t’i

Pak ditë më parë, Jon Jones, kampion bote në artet marciale mikse në peshën “light heavyweight”, deklaroi tërheqjen e tij nga sporti. Por ylli i UFC-së duket se ka të tjera plane për të ardhmen. Ai i ka bërë një ftesë ikonës së boksit, Mike Tyson, që të duelojnë mes tyre në kafaz.
Kjo deklaratë e Jones erdhi pas idesë që vetë Mike Tyson pati pak kohë më parë duke thënë se e vetmja mënyrë që kampioni i kafazit të mos tërhiqet nga sporti dhe të bëjë parà është të duelojnë së bashku. Dhe Jones duket se e ka pranuar këtë sfidë.
“Një sportist i UFC-së nuk mund të bëjë kurrë aq shumë parà sa një boksier i klasit të parë. Për t’ia dalë mbanë, për të bërë qindra miliona dollarë, Conor dueloi me Floyd Mayweather. Që Jonës të fitojë aq shumë duhet të duelojë me mua”, pat thënë Mike Tyson.
“Po dëgjoj ofertën e Mike Tyson”, tha Jon Jones. “Jam gati të dueloj me ty në ring, në rast se më pas ti pranon të duelosh me mua në kafaz. Gjithçka e bëj sepse të respektoj shumë. Të premtoj se nuk do të të bëj asgjë, nuk do të thyej asgjë”, shkruan Jones.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




