Yuri Kim takon në Uashington 5 ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar në Uashington me 5 ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu
Ambasadorja Kim thotë se ajo që i bashkon është besimi se lidhja midis popullit amerikan dhe atij shqiptar është e veçantë.
“Një takim i mrekullueshëm në Uashington me ish Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri – Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Secili prej nesh ka patur përvoja të ndryshme përgjatë 31 vjetëve që prej kohës kur populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por një gjë e kemi të përbashkët: besimin se lidhja midis popullit amerikan dhe shqiptar është vërtet e veçantë, admirim për sa shumë shqiptarët kanë arritur pavarësisht mundësive dhe optimizëm të vazhdueshëm për të ardhmen. 🇺🇸 ❤️ 🇦🇱 💪!” Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim”, shkruan Ambasada Amerikanë në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




