Zaev : Integrimet europiane nuk mund të jenë peng e marrëdhënieve dypalëshe! Ne do t’ia dalim! Ballkani është Europë!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha të mërkurën se integrimet europiane nuk mund të jenë peng e marrëdhënieve dypalëshe. Zoti Zaev e bëri deklaratën e tij gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë pjesmarrjes në Forumin e Parë Ekonomik që po mbahet në Shkup, njofton e dërguara e RTSH Denada Shkodrani. “Europa ka nje problem. Vetë BE është problemi. Vendet anëtare nuk morën masa që një vend të mos bllokojë një vend tjetër” tha zoti Zaev.
Ai shprehu bindjen se nuk do të mbetemi vetëm të izoluar. “Jam me mikun tim Rama . Ndjajmë vlera të njëjta . Ne nuk ndalemi këtu. Ne jemi europianë. Ne jemi nis të heqim kufijtë mes nesh. Kemi ide dhe sfida të përbashkëta dhe më shumë duhet të afrojmë popujt tanë” tha ai.
Për kryeministri e Maqedonisë së Veriut, bullgarët nuk gjeten forca për të mos penguar integrimin tonë europoan. “Vendimi i BE për të mos caktuar konferencën e parë për ne e Shqipërinë është zhgënjim, por edhe paaftësi e BE. Veto e Bullgarisë nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore . Integrimet europiane s’mund të jenë peng e marrdhënieve dypalëshe. Progresi ynë duhet të varet nga reformat dhe arritjen e standarteve europiane. Dështimet e perserituara te BE do tu hapin derën e euroskeptikeve. BE të mbajë fjalën dhe të vijojë zgjerimin. Unë nuk heq dorë lehtë! Do shjkoj në Sofje sëish, sërish, sërish! Ne do t’ia dalim! Maqedonia është Europë! Shqipëria është Europë! Ballkani është Europë” tha zoti Zaev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




